“Nuk i shfrytëzuam marrëveshjet politike. Tani presim që Kushtetuesja të marrë vendimin për udhëzimet dhe pasojat juridike të këtij procesi. Ne kemi kontribuar për të ndihmuar në zhbllokim. Kjo tani është çështje e mbyllur dhe jemi në një realitet të ri”, ka thënë Limaj pasi dështoi përpjekja e 54-t për konstituim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi shtoi se pret që Gjykata Kushtetuese të marrë parasysh interesin publik e shtetëror dhe të ndihmojë që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi dhe Qeveria.
“Jam i bindur se Kushtetuesja do të udhëzojë legjislativin që të mos përsëritet kjo situatë dhe të zgjidhet një herë e mirë çështja e konstituimit”, deklaroi Limaj.
Vendimi i Kushtetueses pritet deri më 8 gusht – kur përfundon afati i masës së përkohshme që u ndalon deputetëve të marrin vendime.