Dy punëtorë të Ndërmarrjes “Trepça”, kanë mbetur të lënduar të hënën si pasojë e një incidenti në ndërhyrje të një trafoje brenda ndërmarrjes.
Zëdhënësja e kësaj ndërmarrjeje, Donika Osmani, ka thënë se incidenti ka ndodhur saktësisht te Parku Industrial, në njësinë biznesore Stabilimentet Energjetike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka shtuar se që të dy punëtorët janë jashtë rrezikut për jetë.
“Ka ndodhur një incident në ndërhyrje në një trafo për shkak të intensitetit të lartë të rrymës, ku si pasojë dy punëtorë janë lënduar. Njëri punëtor është i Ndërmarrjes ‘Trepça’, e tjetri nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT). Që të dy gjenden jashtë rrezikut për jetë. Incidenti saktësisht ndodhi tek Parku Industrial, në njësinë biznesore Stabilimentet Energjetike”, ka thënë ajo.