Lidhja Demokratike e Kosovës ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK), për të garuar në një listë të përbashkët zgjedhore.
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ky bashkëpunim është rikthim në traditën e hershme, e sipas tij, ky përbashkim definojnë të ardhmen euroatlantike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot, në Prishtinë, në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nënshkruam marrëveshje parazgjedhore me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK) për garimin e përbashkët në një listë zgjedhore, në listën e LDK-së, në zgjedhjet e ardhshme nacionale. Ky bashkëpunim është rikthim në traditën e ndershme dhe të shëndoshë që nëpër dekada kemi pasur, që nga koha e Presidentit Rugova dhe profesor Mark Krasniqi. Përbashkimi i së djathtës brenda listës së LDK-së, me programin e LDK-së dhe me bindjet tona ideologjike që definojnë vet të ardhmen euroatlantike, është domosdoshmëri kombëtare”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook të mërkurën.
Ai shtoi se partia e tij do të vazhdojë angazhimin “në përbashkimin e së djathtës me partnerë të tjerë gjatë ditëve, javëve e muajve të ardhshëm”.