Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se në takimin e të enjtes në Bruksel është biseduar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ai ka thënë se është diskutuar edhe për një sërë çështjesh së rëndësishme nga marrëveshjet e kaluara dhe janë dakorduar për hapat e ardhshëm.
Të enjten u zhvillua raundi i radhës i dialogut Kosovë – Serbi në nivel të kryenegociatorëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mirëprita sot në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Folëm për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila ende s’ka filluar në thelb. Ne diskutuam gjithashtu për një sërë çështjesh së rëndësishme që rrjedhin nga marrëveshjet e kaluara dhe u dakorduam për hapat e ardhshëm”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.
Hosted the Chief negotiators of Kosovo and Serbia in Brussels today. We spoke about the implementation of the Ohrid Agreement, which is yet to start on substance. We also discussed a number of important issues stemming from past agreements and agreed on next steps. pic.twitter.com/ZOpMwjfa1H