I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar rreth takimit me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, të mbajtur gjatë kësaj jave në Bruksel, ku u dakordua për krijimin e Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Lajçaku ka thënë se në këtë takim është përçuar mesazhi i qartë se nuk do të ketë integrim në BE pa normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në dialog, përderisa progresi ka qenë më i ngadalshëm nga sa kisha shpresuar, ajo që kemi arritur vazhdon të jetë para së gjithash në të mirë të qytetarëve si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. Megjithatë, jam i inkurajuar nga hapat e vegjël përpara, siç është krijimi i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur. Është koha e fundit për t'u afruar me familjet dhe të dashurit e atyre, fati i të cilëve ende nuk dihet. Para festave, unë prita në takim Kryenegociatorët - zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi dhe drejtorin Petar Petkoviq. Takimi u zhvillua në mes të një jave të ngarkuar për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Samitin BE-Ballkani Perëndimor dhe miratimin e Konkluzioneve të Këshillit për Zgjerimin. Si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, ata dërgojnë mesazh të qartë se nuk do të ketë integrim në BE pa normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe ofrojnë plan të detajuar të punës për vitin e ardhshëm, të miratuar nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së”, ka thënë Lajçaku.
Lajçaku ka treguar edhe pritshmëritë e palëve për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të vitit të kaluar.
“De-përshkallëzimi i tensioneve, përgjegjësi për sulmet e vitit 2023, riintegrimi i serbëve të Kosovës, themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, njohja e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës”, ka shkruar ai.