Për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor më Bashkimin Evropian, i dërguari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka momentum të ri “që nuk duhet humbur”.
Ai po merr pjesë në Konferencën e Paqes dhe Rritjes së Qëndrueshme në Greqi, ku tha se është pyetur për perspektiven e anëtarësimit.
“I pyetur për perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor dhe rëndësinë e tij për të ardhmen në BE në Konferencën e Paqes dhe Rritjes së Qëndrueshme në Athinë, theksova se kemi një momentum të ri, i cili nuk duhet humbur”, ka shkruar diplomati sllovak në rrjetin social X.
Lajçak do të jetë i dërguari i BE-së për dialog deri në gusht, kur pritet të emërohet një i dërguar tjetër.