Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të premten Adriatik Lapajn, Endri Shabanin dhe Panajot Sokon që janë duke garuar me koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.
Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrit, Lapaj, Shabani e Soko kanë uruar Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai i falënderoi për vizitën dhe urimet. Gjatë takimit, kryeministri i njoftoi z. Lapaj, z. Shabani dhe z. Soko për bashkëpunimin shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, përfshirë këtu marrëveshjet ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë nga zbatimi i të cilave po përfitojnë drejtpërdrejt qytetarët e dy vendeve tona”, thuhet në njoftim të ZKM-së.
Lapaj që për herë të parë garon në zgjedhje në Shqipëri, në vazhdimësi ka shprehur përkrahje për Kurtin.