Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti takon deputetin e parë shqiptar në Suedi

Foto: Adnan Dibrani dhe Albin Kurti

Foto: Adnan Dibrani dhe Albin Kurti/X

Kryeministri Albin Kurti është takuar të hënën me deputetin e parë shqiptar në Suedi, Adnan Dibranin dhe aktivistin politik atje, Arbër Gashi.

Kurti ka shkruar në X se Dibrani është edhe kandidat për zgjedhjet në Parlamentin Evropian, duke thënë se “pjesëmarrja politike e diasporës është e lavdërueshme dhe për t’u inkurajuar”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot u takova me shqiptarin e parë që është bërë deputet në Suedi, Adnan Dibranin, i cili është edhe kandidat për zgjedhjet për Parlamentin Evropian, si dhe Arbër Gashin, aktualisht në pushtetin lokal në Suedi. Pjesëmarrja politike e diasporës sonë është e lavdërueshme dhe për t’u inkurajuar”, ka thënë kryeministri.