Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se edhe 20 vjet pas çlirimit të vendit, gjendja në arsim dhe ekonomi vazhdon të mbetet e rëndë.
Gjatë një debati që ka pasur me studentët e Universitetit të Prishtinës, të organizuar nga Organizata Studentore “Studim, Kritikë Veprim”, Kurti ka thënë se arsyeja pse po ndodhin vjedhjet në Kosovë është se kryeministri dhe presidenti kanë mandatin e tyre të fundit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Kurtit, keqinvestimi në Kosovë ka degraduar vendin dhe pushtetarët bëjnë investime aty ku mund të vjedhin.
Sipas liderit të Vetëvendosjes, investimi më i madh po ndodh në asfalt, pasi që këtu bëhen vjedhjet më të mëdha.
Në këtë debat, Kurti u ka thënë studentëve që nëse Universiteti nuk bën kërkime, ai u ngjan shkollave të mesme.
Sipas tij, Kosovës i nevojiten investime në ekonomi, të cilat do të sjellin punësime.