Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti i gatshëm për bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e zgjedhur e Preshevës, Ardita Sinani

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë për bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës dhe qytetarëve të këtij vendi.

Kështu ka bërë të ditur ai të martën teksa ka pritur në takim kryetaren e zgjedhur të kësaj komune, Ardita Sinani, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në komunikatë thuhet se Kurti i ka ofruar mbështetje Sinanit në realizimin e programit qeverisës.

“Në këtë takim, ai e uroi për formimin e koalicionit me Partinë Demokratike Shqiptare të drejtuar nga Ragmi Mustafa dhe për detyrën e re si kryetare e komunës. Kryeministri Kurti i ofroi mbështetje në realizimin e programit qeverisës dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të qeverisë për bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës dhe qytetarëve atje pa dallim”, thuhet në njoftim.

Pas Kurtit, Sinani ka zhvilluar takim edhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, me të cilin njoftohet se kanë diskutuar mbi rëndësinë e mbrojtjes dhe ruajtjes së identitetit kulturor të shqiptarëve në Serbi, "i cili në vazhdimësi përballet me politika destruktive nga Beogradi zyrta".