Ismet Kryeziu nga KDI ka reaguar pas publikimit të njoftimit nga Gjykata Kushtetuese sa i përket konstituimit të Kuvendit.
Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dështoi ta konstituojë Kuvendin dhe tentoi që përgjegjësinë ta bartë te Lista Serbe, opozita dhe Kushtetuesja. Opozita sipas Kryeziut, i ndihmoi LVV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vetëvendosje dështoi ta konstituojë Kuvendin dhe për këtë dështim tentoi ta bartë përgjegjësinë politike te Lista Serbe, tek opozita shqiptare dhe tek gjykata kushtetuese. E opozita shqiptare i ndihmoj Vetëvendosjës të mos konstituohet kuvendi dhe e barti përgjegjësinë tek gjykata kushtetuese. E tani mbas vendimit të sotëm, Gjykata Kushtetuese ju tregoi se ju ende jeni duke luajtur pingpong politik ne dëm të interesave qytetare dhe shtetërore”, shkroi në një postim në Facebook, Kryeziu.