Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kroacia dërgon një kontingjent shtesë në Kosovë

Kroaci - NATO   KFOR

Foto ilustrim

Një kontingjent shtesë i ushtarëve kroatë do t’i bashkohet KFOR-it. 

Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë ka bërë të ditur se të hënën në kazermën “1 Brigada e rojeve Tigrat-Kroaci” në Zagreb me fillim nga ora 15:00 do të mbahet ceremonia e nisjes së kontingjenti të 41-të kroat në Kosovë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Siç është njoftuar në ceremoni do të marrë pjesë ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq. 
Kontingjenti përbëhet nga pjesëtarë të Këmbësorisë së Motorizuar, të Njësitit të Aviacionit, Njësitit ISR, Njësitit të Shtabit, elementë të mbështetjes logjistike dhe inteligjencës dhe ekipit mjekësor.