Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë, në orën 7 të mëngjesit, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Elezi ka dhënë informacionet e para për procesin e votimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në orët e hershme dhe me kohë është shpërndarë materiali zgjedhor. Duke u mbështetur në informacionet deri tash, në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë, në 903 me gjithsej 2533 vendvotime ka filluar procesi i votimit. Përveç votimit të rregullt, siç e dini, KQZ ka caktuar 38 qendra të votimit me kusht, nga një në çdo komunë”, ka thënë ai.
Sipas listës së votuesve, numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote është 1,970,944 votues. Numri i subjekteve politike të certifikuara është 28, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur.
Por, ka pasur raportime për vonesa në disa qendra të votimit në Prizren e po ashtu në Prishtinë.