Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi se e ka miratuar rregulloren për regjistrimin dhe votimin për votuesit jashtë Kosovës.
Në mbledhjen e së martës, KQZ-ja tha se kjo rregullore e përcakton mënyrën e regjistrimit për të votuar nga jashtë Kosovës, pranimin dhe evidentimin e dërgesave postare, procedimin e vlerësimin e aplikacioneve të pranuar me postë si dhe çështje të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sipas KQZ-së, kjo rregullore përcakton mënyrën e regjistrimit për të votuar nga jashtë Kosovës, pranimin dhe evidentimin e dërgesave postare, procedimin dhe vlerësimin e aplikacioneve të pranuara përmes postës dhe platformës elektronike, procesin e konfirmimit dhe kundërshtimit, votimin përmes postës, vlerësimin e dërgesave postare të pranuara përmes postës dhe votimin në përfaqësi diplomatike”, ka thënë për KOHËN zëdhënësi për media i KQZ-së, Valmir Elezi.