Kosova ka shënuar rënie në numrin e të vdekurve dhe të infektuarave me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Të premten, sipas të dhënave, të vdekur u konfirmuan tre persona, duke e çuar në 303 numrin e përgjithshëm.
Ndërsa 181 të tjerë kanë rezultuar pozitivë në testet për Covid-19, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa drejtori i ShSKUK-së ka thënë se spitalet rajonale dhe QKUK -ja vazhdojnë të jenë të stërmbushura me pacientë të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kjo ka bërë që SHKUK, ambulancat specialistike t’i shndërrojë në ambulanca për Covid-19.
E nga java tjetër, sipas ministrit të Shëndetësisë, testimet serologjike do të mund të kryhen në 31 laboratorë privatë dhe 2 të tjera për RT PCR.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 125 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5,480. Ndërsa Komuna e Prishtinës vazhdon të ketë numrin më të lartë të të infektuarve, me 87 vetëm brenda 24 orëve të fundit.