Për të dytën herë radhazi, janë intervistuar drejtori i AKI-së Shpend Maxhuni dhe paraardhësi i tij Driton Gashi, nga Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq.
Për rreth dy orë, komisioni hetimor ka intervistuar shefin e AKI-së Shpend Maxhunin, derisa e ka pasur të pamundur ta intervistojë ish-drejtorin Driton Gashi, i cili ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të anëtarëve të komisionit, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGashi ka kërkuar interpretim ligjor për herën e parë të marrjes së tij në pyetje.
Deputeti Driton Selmanaj gjithashtu, ka akuzuar deputeten Ganimete Musliun dhe deputetin Hajdar Beqa, që sipas tij, po përpiqen të bllokojnë punën e komisionit. Por, e kundërta është thënë nga deputetët e apostrofuar.
Gjashtë shtetasit turq janë dëbuar për në Turqi më 29 mars të vitit të kaluar.
Në kohën kur ndodhi ky incident, Shpend Maxhuni ishte drejtor i përgjithshëm i Policisë ndërsa Driton Gashi drejtor i AKI-së.