Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konjufca: Duke sulmuar infrastrukturë kritike kërkojnë të shpërndajnë panik e pasiguri

Glauk Konjufca

Konjufca ka paralajmëruar se do të jetë i pranishëm në ditën përfundimtare kur do të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Foto: Driton Paçarada

Tentativat për të shkaktuar dëm në Republikën e Kosovës me sulme në infrastrukturë kritike nga bandat e dirigjuara terroriste do të dështojnë dhe institucionet tona do të sigurohen për këtë, ka thënë të shtunën kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. 

Konjufca ka theksuar se me sulmin në infrastrukturë kritike po tentohet të shpërndahet panik dhe pasiguri. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Dua t’i falënderoj organet kompetente për punën e tyre në lidhje me sigurinë, menaxhimin e dëmit dhe punën e nevojshme të sanimit, si dhe partnerët tanë, ShBA dhe Bashkimin Evropian që kanë dalë në mbështetje të Republikës së Kosovës duke ofruar edhe ndihmën e tyre. Këto akte të armiqve të Kosovës janë kundër saj dhe popullit të saj. Duke sulmuar infrastrukturë kritike, ata kërkojnë të shpërndajnë panik dhe pasiguri. Ne do t’i përgjigjemi së bashku, teksa kemi qetësi e siguri të plotë, ndërsa ata do të përgjigjen për aktet e tyre terroriste”, ka shkruar ai në Facebook.