Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, të premten është takuar me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha dhe drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.
Takimi u zhvillua në shtabin e KFOR-it në “Camp Film City” në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit të KFOR-it, në takim u ndanë pikëpamjet mbi situatën e përgjithshme të sigurisë në mbarë Kosovën dhe për nivelin e bashkëpunimit të institucioneve të sigurisë.
“Ata gjithashtu ranë dakord për angazhime të vazhdueshme, si dhe për koordinim dhe konsultime të rregullta”, thuhet në njoftim.