Arbëri

KFOR: Përfundon dislokimi i përkohshëm i forcave rezervë

Përfundon dislokimi i përkohshëm i forcave rezervë të KFOR-it

Me arritjen e rreth 70 veturave ushtarake dhe stafit mbështetës në kampin “Bondsteel” të premten, KFOR-i ka njoftuar se e ka përfunduar dislokimin e përkohshëm të forcave shtesë rezervë në Kosovë, me qëllim stërvitjeje.

Kontigjenti i Mbretërisë së Bashkuar, i përbërë prej më shumë se 350 trupave, që i përkasin Gardës Skoceze, do të kryejë stërvitje bashkë me personelin e KFOR-it.

“Ky aktivitet kryhet në baza të rregullta dhe ka për qëllim të rrisë gatishmërinë operacionale të KFOR-it dhe aftësinë e tij për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive zhvillimeve përkatëse të sigurisë”, thuhet në një komunikatë të KFOR-it të premten.

Pas stërvitjeve, Garda Skoceze do të kthehet në Britaninë e Madhe.