(E përditësuar 14:15) - Forcat e shtuara të KFOR-it kanë përfunduar trajnimet mbi Urën e Ibrit për ditën e mërkurë. Mbi urë po qëndrojnë vetëm karabinierët.
Që nga 31 gushti, ka pasur vazhdimisht prani të shtuar të KFOR-it mbi Iber si "pjesë e një trajnimi periodik".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKFOR-i ka rritur alarmin pas planeve të Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës tash e disa muaj.
Edhe sot forca të shtuara të KFOR-it mbi Urën e Ibrit
Edhe mëngjesin e së mërkurës janë parë forca të shtuara të KFOR-it italian mbi Urën e Ibrit, pjesëtarë të njësitit për shpërbërjen e demonstratave.
Sipas “Tanjug”, prania e shtuar e KFOR-it ka të bëjë me ushtrimet e rregullta që pritet të zgjasin deri në mesditë.
KFOR-i ka rritur alarmin pas planeve të Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës tash e disa muaj. Që nga 31 gushti, ka pasur vazhdimisht prani të shtuar të KFOR-it mbi Iber si "pjesë e një trajnimi".
Ndërkombëtarët kanë bërë të ditur se nuk e mbështesin një gjë të tillë.
Ura e Ibrit, aktualisht, është e hapur vetëm për këmbësorë, edhe pse në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është rënë dakord që të hapet edhe për qarkullimin e automjeteve – por nuk u zbatua.
Forcat e KFOR-it, përkatësisht karabinierët italianë qëndrojnë në vazhdimësi mbi urë.
VIDEO: