Deputeti i komunitetit turk në Kuvendin e Kosovës, Enis Kervan, është ankuar për çmimet e librave të komuniteteve gjatë seancës së sotme të Kuvendit, ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se për këtë çështje kanë marrë veprime.
Kervan u ankua se ka pasur shkelje të çmimeve për librat e komunitetit turk
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNagavci u shpreh se kanë identifikuar disa shkelje e në disa raste kanë shqiptuar edhe dënime.
“Ne kemi analizuar me kujdes të gjitha shqetësimet se si qëndron situata me tekstet. Duhet të kujdesemi qe komunitetet nuk diskriminohen në bazë të çmimeve. Kemi identifikuar shkelje e di që në disa raste janë shqiptuar dënimet për disa librari dhe do të vazhdojmë të marrim veprime”, ka thënë ministrja.