Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar për katër kosovarë që kanë diplomuar në akademitë dhe kolegjet më prestigjioze ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kadetët Arlind Shefiku dhe Enderon Vuthaj, majori Gëzim Osmani e nënkolonel Gëzim Sada, kanë diplomuar në akademitë e kolegjet prestigjioze në SHBA. Osmani ka postuar foto të tyre.
“Suksesi i tyre është arritje për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për Republikën tonë dhe një dëshmi e qartë e profesionalizmit në rritje të ushtarakëve tanë, gjë që e bënë edhe më të sigurt rrugën tonë drejt integrimit të plotë euroatlantik. Mirënjohje të përhershme për SHBA-në – aleatin tonë të pazëvendësueshëm, për shkollimin e vazhdueshëm të kuadrove tona”, ka shkruar Osmani në Facebook.