Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kallas: Normalizimi i marrëdhënieve, mënyra e vetme për anëtarësimin e Kosovës e Serbisë në BE

Kaja Kallas

Foto: Associated Press

Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Kaja Kallas, ka deklaruar se e mirëpret emërimin e Peter Sorensenit si emisar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi. 

Në një status në rrjetin social X, Kallas ka shkruar se “Na pret një punë e rëndësishme”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është mënyra e vetme për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE”, ka shkruar ajo. 

Në këtë postim ajo ka falënderuar edhe emisarin e deritashëm për dialogun Miroslav Lajçak, duke shtuar se “puna e bërë shërben si bazë për riangazhimin”.