Arbëri

Javën e ardhshme parashihet rënie e temperaturave

Mot me shi, cadra

Moti në Kosovë gjatë javës së ardhshme pritet të jetë i ndryshueshëm. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se parashihen reshje shiu të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima. 
Parashihet rënie graduale e temperaturave. 

Të hënën parashihet mot me diell e vranësira të çrregullta. Vranësirat parashihen të shoqërohen me riga shiu e shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin mes 14-18 gradë celsius e maksimalet mes 25-27 gradë. Të martën moti parashihet të jetë me diell e vranësira të shpërndara, e në disa zona parashihen riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin mes 12-15 gradë celsius, e maksimalet mes 25-30 gradë. 

Të mërkurën moti do të jetë me diell e vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin mes 10-13 gradë e maksimalet mes 29-32 gradë. 

Të enjten moti do të jetë kryesisht me diell, e të premten moti do të jetë me diell e vranësira të shpërndara. 

“Vranësirat në pjesën e dytë të ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte që vende-vende të shoqërohen me reshje shiu e shkarkime rrufesh”, ka njoftuar IHMK. 

Temperaturat minimale do të lëvizin mes 13-17 gradë celsius e maksimalet mes 29-33 gradë.