Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

IPK-ja rekomandon shtimin e personelit policor për Njësinë e trafikut në veri

Policia

Ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka publikuar raportin e inspektimit të quajtur “Trajtimi i aksidenteve të trafikut nga Policia e Kosovës”, ku i ka dhënë shtatë rekomandime për Policinë.

Në raport thuhet se IPK-ja ka kërkuar përmbushje të strukturës policore me personel të mjaftueshëm, përfshirje më të gjerë të personelit në trajnime profesionale dhe të avancuara, pajisjes së njësive me pajisje për regjistrim dhe skanim të të dhënave nga vendi i aksidentit dhe përdorim i programeve të licencuara për skicimin e vendit të aksidentit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

IPK-ja ka përmendur sigurimin e personelit të mjaftueshëm për Njësinë Rajonale të Trafikut Rrugor në Mitrovicë të Veriut.

“IPK-ja u rekomandon Shefave të Njësive Rajonale të Trafikut Rrugor dhe Njësisë për Kontrollin e Autostradave që në koordinim me Divizionin e Trajnimeve, të ndërmarrin hapa në drejtim të përfshirjes më të gjerë të personelit në trajnime specifike profesionale dhe të avancuara në fushën e trafikut”, thuhet në mesin e shtatë rekomandimeve.

Shtatë rekomandimet e IPK-së për Policinë e Kosovës

IPK-ja gjithashtu ka rekomanduar që shefat e njësive të trafikut dhe mbikëqyrësve të ekipeve të rrisin kontrollin mbi vartësit, “për t'u siguruar se ata hartojnë kallëzime penale cilësore, me informata të mjaftueshme të dala nga trajtimi i aksidenteve”.