Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

IKSHPK: 177 raste me Covid-19 gjatë periudhës 14-19 gusht

covid-19

Foto: Arkiv

Foto: Driton Paçarada

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka konstatuar se bazuar në analizën e situatës epidemiologjike në vend, ka një rritje të rasteve të COVID-19 në mostrat e testuara ditëve të fundit, me dominim të simptomave respiratore në mesin e të prekurve.

Sipas Instituti nga 14 deri më 19 gusht, 177 persona kanë rezultuar pozitiv, ndërkohë që dy kanë vdekur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjatë periudhës 14 -19 gusht 2024, në IKSHPK janë raportuar 400 testime të kryera për SARS COV-2, prej të cilave 177 raste kanë rezultuar pozitiv, ndërsa Klinika Infektive e QKUK-së ka raportuar për 2 të vdekur gjatë kësaj periudhe nga COVID-19. IKSHPK rithekson se vaksinimi vazhdon të jetë masë efektive mbrojtëse, veçanërisht ndaj formave më të rënda të sëmundjes dhe, për shkak të zbehjes së imunitetit me kalimin e kohës, individët në rrezik më të lartë dhe sëmundje kronike, rekomandohet të vaksinohen:, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

IKSHPK-ja ka rekomanduar mbajtjen e higjienës, veçanërisht të duarve, shmangien e kontakteve me personat e infektuar, shmangien e tubimeve të mëdha dhe sidomos ato në ambiente të mbyllura.

Gjithashtu është kërkuar ngritja e vigjilencës nga ana e punëtorëve shëndetësore me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe parandalimit të infeksioneve.

IKSHPK-ja ka kërkuar të respektohet bartja e maskave dhe mjeteve tjera mbrojtëse si dhe reduktimi i vizitave të familjarëve në institucionet shëndetësore që merren me trajtimin e rasteve me COVID-19.

Rastet ambulantore dhe të hospitalizuara në SHSKUK, rekomandohet të analizohen nga ana e konziliumit të mjekëve.

Është rekomanduar që personat me simptoma të testohen dhe personat me imunitet të komprometuar të rivaksinohen.