Ambasadori Christian Hellbach, drejtor i deritanishëm për Evropën Juglindore të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, në një intervistë ekskluzive për “Kohën Ditore”, ka thënë se Gjermani mbetet kundërshtare e idesë së ndryshimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë.
Ai ka thënë se Gjermania është për atë që bisedimet të rifillojnë, si një proces transparent, i strukturuar dhe përfshirës dhe që ai të zhvillohet me insistim, në mënyrë që sa më parë të arrihet një zgjidhje përfshirëse, e qëndrueshme, e cila i rregullon të gjitha çështjet dhe kontribuon në stabilitetin rajonal.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Siç e dini, ne nuk besojmë se ripërtëritja e ideve të vjetra për ndarje na çon te një zgjidhje e tillë”, ka thënë Ambasadori Christian Hellbach.