Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ftesën e Prokurorisë Speciale për kryeministrin Albin Kurti të dëshmojë e ka quajtur përpjekje të vonuar, teksa ka theksuar se Kurti nuk e ka refuzuar dëshminë.
Sipas saj, në qeveritë e kaluara ka pasur korrupsion dhe pasurim të shpejtë të politikanëve, por insistoi se nuk ka asnjë akuzë për korrupsion kundër Kurtit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo gjithashtu kritikoi vonesën e ftesës për kryeministrin në lidhje me çështjen e rezervave shtetërore, duke thënë se janë të njohura arsyet e kësaj vonese.
“Për Qeverinë tonë ka rezultate të pafundme, por hajde të flasim për sukseset e Prokurorisë Speciale. Përveç terrorizmit dhe krimeve të luftës, ajo adreson edhe shpërdorimin e parave dhe a ka ndodhur ndonjë rast ku Blerim Jusufaj ka pasur sukses. Unë e di që ka prokurorë shumë të mirë, por problemi qëndron tek personat e lartë, tek Blerim Jusufaj. Kurti nuk ka refuzuar të paraqitet si dëshmitar, por si është e mundur që rasti i rezervave shtetërore, që ka ndodhur vitin e kaluar, po ftohet tani? Në ditën kur po bëheshin listat e deputetëve, qëllimet ishin tashmë të qarta. Në Qeverinë e kaluar ka lulëzuar korrupsioni, por ne e dimë si janë pasuruar politikanët, askush nuk mund të thotë se kryeministri Kurti është i korruptuar. Por, në të kaluarën janë bërë milionerë politikanët dhe askush nuk merrej me pasurinë e paluajtshme. Kurti nuk ka refuzuar dëshminë, ai ka promovuar ditë dhe datë, dhe ka ndodhur edhe më herët që të pyetet në zyrë”, ka thënë Haxhiu, raportoi EO.