Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Ushtria s’është dhe s’do të duhej kurrë të ishte kazan i votave të Kurtit

Ramush Haradinaj në konferencë për shtyp më 1 gusht

Foto: Driton Paçarada

Kreu i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë “se ushtari i Kosovës vazhdon të ketë pagë 400 euro dhe se rritjen e premtuar të pagës shumë ushtarë të FSK-së e arrijnë përmes përmbaruesve”. 

Ai ka thënë se Ushtria e Kosovës nuk është dhe s’duhet të jetë “kazan i votave të Albin Kurtit”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ushtari i Kosovës vazhdon të ketë pagë € 400, të ketë pajisje personale tepër joadekuate kurse rritjen e premtuar të pagës plotë ushtarë të FSK e arrijnë përmes përmbaruesve.  Premtimi i Kurtit se Kosova do të ketë ushtri të detyrueshme doli të jetë vetëm mashtrim ordiner.  ‘Fondi i Sigurisë’ më as që përmendet nga ai.  Ushtria duhet të trajtohet nga shteti me dinjitet e respekt e jo me mashtrim.  Ushtria nuk është dhe s’do të duhej kurrë të ishte kazan i votave të Albin Kurtit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.