Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Qeveria ka dështuar të krijojë ura me diasporën

Ramush Haradinaj, AAK

Foto: Driton Paçarada

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se qeverisja aktuale ka dështuar të krijojë ura të qëndrueshme me diasporën, e sipas tij, janë lënë në harresë kontributet dhe aspiratat e tyre.

Haradinaj është shprehur të dielën se AAK-ja do ta ndryshojë rrënjësisht këtë qasje “nëpërmjet lehtësirave tatimore për bizneset e diasporës”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Qeveria aktuale ka dështuar të krijojë ura të qëndrueshme me diasporën, duke i lënë në harresë kontributet dhe aspiratat e tyre. Ne do të ndryshojmë rrënjësisht këtë qasje përmes lehtësirave konkrete tatimore për bizneset e diasporës dhe krijimit të një profili të qartë ekonomik që prezanton mundësitë reale për investime. Do të implementojmë një strategji gjithëpërfshirëse që promovon sektorët kyç ekonomikë dhe potencialin turistik të Kosovës”, ka thënë Haradinaj, duke njoftuar se ka zhvilluar një tubim në Augsburg.

Kreu i partisë opozitare ka shtuar se me partnerin e tij politik, Fatmir Limaj, po ndërtojnë një vizion të përbashkët për diasporën.

“Në tubimin e sotëm në Augsburg, zemra e diasporës rrah për Kosovën. Me partnerin tonë të Koalicionit, z. Fatmir Limaj e të tjerët, po ndërtojmë një vizion të përbashkët për diasporën - një forcë transformuese për zhvillimin dhe prosperitetin e shtetit tonë. Bashkëatdhetarët tanë në Gjermani nuk janë thjesht një komunitet jashtë vendit, por një potencial i jashtëzakonshëm për ndryshim”, ka thënë tutje ai.