Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për korrupsion.
Sipas tij, nuk ka pasur asnjëherë më shumë korrupsion sesa në qeverisjen aktuale.
Haradinaj ka thënë se Kurti ka dhënë autorizime të pakufizuara miqve të tij nëpër shumë borde e vendimmarrje në ministri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vetëm ka filluar që të sillet si opozitë e ardhshme meqë nuk do ta krijojnë Qeverinë më, ata vetëm kanë filluar me hidhërimet e veta në mënyrën e tyre të sjelljes, po e shohim një Vetëvendosje që e kemi parë shumë herë në opozitë. Për fat të keq korrupsioni nuk ka qenë asnjëherë më shumë se tani unë e kam vërejtur herët sepse do të ketë shumë korrupsion për shkak të lidhjeve, Kurti i ka dhënë autorizime të pakufizuar miqve të tij, besnikëve të tij nëpër shumë borde e vendimmarrje në ministri. Ky është shefi i korrupsionit, vetë Kurti, i të këqijave që ndodhin”, ka thënë Haradinaj për EO.