Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hapen aplikacionet e ofertuesve për Ankandin e Erës, Rizvanolli zotohet për transparencë

Hapen aplikacionet e ofertuesve për Ankandin e Erës

Foto: Driton Paçarada

Ministria e Ekonomisë të enjten kë bërë hapjen publike të aplikacioneve për ofertuesit e ankandit me erë.

Gjatë hapjes publike të aplikacioneve të dorëzuar nga ofertuesit potencial, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është zotuar se do të ndjek përsëri standardet me të larta të transparencës dhe konkurrencës për këtë sektor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rizvanolli, theksoi se ankandi i parë i erës, së bashku me atë solar do të plotësojnë siç tha ajo “miksin e energjisë elektrike të vendit”.

“Sot po shpalosim aplikimet e pranuara bazuar në kërkesën për kualifikim për ndërtimin e implantit të erës prej 50 deri në 100 megavat në Kosovë. Përvoja e ankandit të parë solar prej 100 megavat jo vetëm që ngjallin interesim mirëpo edhe sigurohen çmimet e favorshme për konsumatorët tanë. Zotohemi që përsëri do të ndjekim standardet më të larta te transparencës dhe konkurrencës. Faza e dytë e aplikimit, kërkesa për propozime fillon gjatë muajit mars, ku kompanitë do të kenë mundësi të aplikojnë me propozime financiare për impiantin tonë të eres. Ankandi i parë i erës bashkë me atë solar i cili është përfunduar do të plotësoj miksin tonë energjetik", tha Rizvanolli.

Në këtë proces janë tri kompani ndërkombëtare dhe një vendore.

Aplikimi, ka qenë i hapur deri sot në ora 12:00. /KP