Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gratë që u kthyen nga Siria shprehin pendesë, thonë se u mashtruan nga burrat

Të penduara se kishin shkuar në Siri, por të mashtruara nga bashkëshortët e tyre, janë deklaruar para gjykatës të mërkurën, disa nga 19 gratë e riatdhesuara, të cilat dolën para gjykatës.

Në seancën dëgjimore gjatë së mërkurës, njëra nga të dyshuarat ka pranuar se bashkëshorti i saj është paguar në baza mujore për pjesëmarrje në luftën në Siri, kanë bërë të ditur burime të gazetës Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Derisa, një tjetër, për shkak të kushteve të rënda dhe vrasjes së bashkëshortit, ishte detyruar të martohej edhe dy herë të tjera.

Gjykata u ka caktuar atyre masën e arrestit shtëpiak për 1 muaj por kjo masë është kundërshtuar nga mbrojtja, raporton KTV.

19 gratë që janë dëgjuar në seanca të ndryshme gjatë së mërkurës, dyshohen për ‘pjesëmarrje në grupe terroriste’ dhe ‘bashkim në ushtri apo polici të huaj’.

Një ditë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë ua caktoi masën e arrestit shtëpiak edhe 11 grave tjera të kthyera nga Siria.

Aksioni për kthimin e kosovarëve nga lufta në Siri u realizua gjatë javës së kaluar.

Gjatë këtij aksioni u kthyen 110 kosovarë, në mesin e tyre 74 fëmijë.