Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjendja e ujit në Impiantin për Trajtimin e Ujit në Shkabaj është përmirësuar.
Përmes njoftimit bëhet e ditur se ITU Shkabaj ka filluar me trajtim pas largimit gradual të turbullirës nga kanali i Ibër Lepencit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFurnizimi ka filluar dhe gradualisht pritet që gjatë ditës së sotme të stabilizohet gjendja dhe secili nga ju të furnizoheni.
“Edhe një herë ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin tuaj, që në këtë vapë të mos keni furnizim me ujë të pijshëm, por ju lusim të na kuptoni se këto turbullira kanë ndodhur për shkak të punimeve teknike në kanalin e Ibër Lepencit që menaxhohet nga kjo kompani”, thuhet në njoftim.
Zonat e prekura kanë qenë Fushë Kosova, Obiliqi, Drenasi dhe lagjja “Kalabria” në Prishtinë (një pjesë).