Pas gjashtë ditësh kërkime intensive, të premten është gjetur trupi i pajetë i 29-vjeçarit Ardit Beshiri, i cili humbi jetën tragjikisht pas një rrëshqitjeje dheu dhe kromi në zonën e Qafë-Burrelit.
Beshiri ishte duke punuar me fadromë në një fabrikë përpunimi të kromit, kur më 3 maj shembja e dheut dhe kromit e zuri poshtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRrëshqitja e dheut e bëri jashtëzakonisht të vështirë operacionin e kërkimit, i cili përfundoi vetëm sot me lokalizimin dhe nxjerrjen e trupit.
Në aksionin e kërkimit morën pjesë edhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke bashkëpunuar me autoritetet shqiptare për kapërcimin e kushteve të rënda të terrenit.