Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të premten ka njoftuar se në varrezat afër Tjegullores në Podujevë kanë gjetur mbetjet mortore të një individi që dyshohet se i përket listës së personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit.
Në një shkrim në Facebook, Haxhiu ka bërë të ditur se për gjetjet e këtyre mbetjeve janë angazhuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, EULEX-i dhe Policia e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistrja ka thënë se gërmimet janë duke vazhduar ende në kërkim edhe të individëve të tjerë.
Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.
Kosova dhe Serbia u pajtuan për “Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur” një vit më parë në Bruksel, duke u zotuar për “qasje të plotë në informacione të besueshme, mes tyre edhe ato me status të klasifikuar; vënie në dispozicion të të gjitha dokumenteve me rendësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur, si dhe punë të përbashkët përmes një komisioni të kryesuar nga Bashkimi Evropian”.
Asnjë prej zotimeve nuk është realizuar. Autoritetet e Kosovës kanë akuzuar vazhdimisht ato të Serbisë për mosbashkëpunim.