Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se populli i Kosovës e admiron dhe do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj presidentit të SHBA-së, Joe Biden.
Biden të dielën u tërhoq nga gara për t’u rizgjedhur president, e ministrja Gërvalla tha se ai tregoi se çfarë lideri dhe karakteri të madh ka.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Udhëheqja e tij në Perëndim dhe kontributi i tij me dekada për lirinë dhe demokracinë globale janë një shërbim për të gjithë botën”, ka shkruar ajo në rrjetin social “X”.