Jahë Gecaj është caktuar ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, kanë bërë të ditur nga zyra për informim e kësaj ministrie.
Vendimi për Gecajn është marrë nga zëvendësministri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGecaj është drejtor i Departamentit për Administratë dhe Shërbime të Përgjithshme.
“Po, dje, me vendim të Zëvendësministrit, është caktuar Ushtrues Detyre i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë. Deri në një vendim tjetër, Ushtrues Detyre i Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë do të jetë z. Jahe Gecaj, Drejtor i Departamentit për Administratë dhe Shërbime të Përgjithshme”, thuhet në përgjigje.
Sekretar deri tash ka qenë Naim Bardiqi.
Pozita e sekretarit është më e larta në organizimin e brendshëm të ministrive. Ai është nëpunësi më i lartë civil i ministrisë dhe përgjegjës për drejtimin e të gjithë veprimtarisë administrativo-profesionale të sistemit ministror.
I raporton dhe i përgjigjet direkt ministrit.