Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fronti i ri politik nxit frikë për pasoja me jetë njerëzish

Kur epidemiologu Lul Raka kishte shkuar në Monrovia të Liberisë për t’i ndihmuar kolegët e tij në përballje me virusin vrasës të Ebolas, ai kishte parë shumë gjëra që i dukeshin të panatyrshme.

Në këtë vend afrikan organizoheshin greva nga mjekët, në kohën kur njerëzit luftonin për jetën. Katër vjet pas, Raka i numëron paradokset, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E para, shteti nuk i ka raportuar rastet e para. E dyta, shumë spitale në kryeqytetin Monrovia ishin mbyllur për shkak të frikës pas vdekjeve të punëtorëve shëndetësorë. Paradoksi më i madh, të cilin as sot nuk e kuptoj, ka qenë greva e punëtorëve shëndetësorë dhe atyre ndihmës në një spital të porsahapur me 120 shtretër për shkak të mospagesës së shpenzimeve të transportit. Si rrjedhojë, kufomat kanë qenë të shpërndara gjithkah nëpër institucion. Njëkohësisht, grevistët këndonin në skajin tjetër të objektit”, tregon epidemiologu Raka.

“Në raportin përfundimtar të qëndrimit tim kam shprehur mospajtim me luftën për prestigj që bëhej mes OBSH-së dhe MSF-së, si dy organizatat kryesore ndërkombëtare. Pata kërkuar që në misionet e tjera ato të flasin me një zë, sepse dërgimi i dy mesazheve gjatë punës në terren çonte në konfuzion total te punëtorët shëndetësorë”.

Artikullin e plotë mund ta lexoni sot falas në Kohën Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar.