Ka nisur nga fillimi procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Telekomit. Kjo për shkak të ndryshimit të trupit gjykues, ka thënë kryetari i Trupit gjykues Lutfi Shala.
Të akuzuarit përsëri janë deklaruar të pafajshëm për veprat penale për të cilat ata akuzohen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrerët e Telekomit të Kosovës, Agron Mustafas, Ejup Qerimit si dhe Rexhë Gjonbalajt, akuzohen nga Prokuroria Speciale për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me marrëveshjen në mes të Z-Mobile dhe Vala, raporton KTV.
Me pajtim të palëve është marrë vendim që të mos u lexohet aktakuza të akuzuarve, derisa gjykata ka marrë vendim që Milot Gjikolli dhe Blerim Devolli nuk do të dëgjohen përsëri si dëshmitarë.
Ndërsa sot dëshminë e tij do ta japë Ismet Hamiti.