Defektet e shumta të konstatuara ndër vite në shërbimin e jashtëm synohet të adresohen në propozim-ligjin e ri, i cili mbështetur në agjendën legjislative të Qeverisë do të duhej miratuar këtë muaj. Sipas dokumenteve të trajtuara nga MPJ-ja, në funksion të ndryshimeve ligjore ishte propozuar të përcaktohet strukturë e qartë funksionale e Ministrisë, të rregullohen emërimet politike, rotacioni e pagesat e diplomatëve
Projektligji për shërbimin e jashtëm vazhdon të sillet nëpër sirtarët e Qeverisë teksa defekte të shumta në zbatimin e Ligjit aktual kanë identifikuar organizata të shoqërisë civile.
Edhe pse me agjendën legjislative të Qeverisë, miratimi i projektligjit parashihej më 31 qershor, Qeveria e kishte shtyrë atë për shtator.
Mbështetur në draftligjin dhe dokumentet e tjera përcjellëse që janë trajtuar deri tash nga Ministria të Punëve të Jashtme, ishte propozuar të përcaktohej strukturë e qartë funksionale e Ministrisë. Mes të tjerash synohet të bëhet dallimi në mes punonjësve të Ministrisë me grada diplomatike/konsullore dhe atyre pa grada të tilla, duke filluar nga procesi i rekrutimit në Ministri.
këtë aspekt të qartësohet dallimi në mes të punonjësve të Ministrisë me grada diplomatike/konsullore dhe atyre pa grada të tilla, duke filluar nga procesi i rekrutimit në Ministri. Po ashtu, strukturimi përfshin krijimin e pozitës së drejtorit politik, si dhe drejtorive të përgjithshme, në përbërjen e të cilave janë përfshirë departamentet dhe njësitë tjera më të ulëta hierarkike, të cilat do t’i mbulojnë fushat e veprimit brenda Ministrisë. Rrjedhimisht, sekretari i përgjithshëm, bazuar në specifikat e Ministrisë, do të ketë kompetenca diplomatike po ashtu”, thuhet në memorandumin shpjegues të draftligjit, një version i të cilit ishte proceduar në Kuvend më 2019.
Në funksion të mbikëqyrjes efikase të punës së misioneve diplomatike e konsullore nga ana e Ministrisë, më herët është diskutuar edhe krijimi i pozitës së inspektorit diplomatik.
më efikase e punës së misioneve diplomatike e konsullore nga ana e Ministrisë. Në këtë aspekt është propozuar krijimi i pozitës së inspektorit diplomatik, i cili do të mbikëqyrë për së afërmi punën e misioneve dhe do të trajtojë kontestet në mes të personelit apo çështjet tjera të ngritura nga këto misione që kërkojnë vëmendjen e Ministrisë”, thuhet në dokument.
Instituti “Demokraci Plus” në raportet e publikuara për MPJ-në ka dhënë rekomandime në funksion të përmirësimit të Ligjit për shërbimin e jashtëm. Mes tyre është propozuar ndryshimi i pagesave të diplomatëve, të cilët aktualisht nuk shfaqin interesim për misione të largëta për shkak të trajtimit uniform.
“Shumica e kostove të shpenzimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme përcaktohen me Rregullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe jo me ligjin aktual në fuqi. Prandaj do të ishte jashtëzakonisht e udhës që në ligjin e ri për shërbimin e jashtëm këto çështje të trajtoheshin me ligj dhe të mos lihet mundësi që të ketë rregullime me akte nënligjore të cilat mund të ndërrohen sipas qejfeve të ministrave. Në anën tjetër në mënyrë që shërbimi jonë i jashtëm të funksionojë mirë kudo në botë, ne duhet që ta bëjmë dallimin mes një diplomati që shërben në një vend që ka kosto shumë të ulët të jetesës si Tirana dhe atij që shërben në Tokio”, ka thënë Emir Abrashi, hulumtues në D+.
KOHA ka raportuar javën e kaluar se në konkursin e fundit të brendshëm për pozita në misione të ndryshme diplomatike ka mungesë interesimi për misionet në vendet e largëta.
Paga është pjesë përbërëse e dokumenteve të trajtuara më herët nga MPJ-ja, të cilat në vitin 2019 kishin kulmuar me hartimin e procedimin e projektligjit në Kuvend, por që kishte mbetur në gjysmë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme. Propozimi ka qenë që paga e të gjithë punonjësve në Ministri, stafit të brendshëm dhe atij që përfshihet në shërbimin diplomatik dhe konsullor, të përbëhet nga paga bazë dhe shtesat mbi pagë.
Sa u përket emërimeve politike dhe rotacionit, D+ ka identifikuar probleme të shumta.
“Kjo ka lënë shumë hapësirë për keqpërdorim, sidomos te çështjet e rotacionit dhe atë të emërimeve nëpër misionet diplomatike dhe konsullore. Mosdefinimi i qartë ka lejuar që politika të interferojë që nga procesi i rekrutimit të diplomatëve të rinj, e deri te gradimi i tyre, emërimi në misione diplomatike, si dhe tek rotacioni i tyre – duke ua zgjatur mandatin atyre të cilët kanë mbështetje politike edhe në rastet kur me ligj specifikohet ndryshe”, shkruan në raportin e këtij instituti të publikuar në nëntor të vitit 2020.
Po ashtu është evidentuar edhe mungesa e koordinimit brenda MPJ-së, por edhe mes institucioneve kyç që merren me zbatimin e politikës së jashtme - Presidencës, Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrisë se Punëve të Jashtme. Rivalitet ka pasur edhe mes stafit politik dhe atij civil në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të cilat janë reflektuar edhe jashtë institucionit. Gjatë kohës së ministrit Behgjet Pacolli, Drejtoria e Përgjithshme e MPJ-së pati dërguar letër qarkore në misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës, duke i udhëzuar ato që të mos sistemonin nëpër misionet e tyre stafin e emëruar nga ministri.
“Rivalitete të tilla përpos që pengojnë funksionimin e shërbimit të jashtëm, e rrezikojnë edhe daljen e shtetit si joserioz karshi shtetit pritës. Andaj, legjislacioni aktual nuk i specifikon në mënyrë të saktë rolet e të gjitha palëve, dhe për këtë arsye është shumë e nevojshme që problematikat e tilla të adresohen në Ligjin e ri për Shërbimin e Jashtëm”, thuhet në raportin e D+.
Ligji mbi bazën e të cilit funksionon Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është miratuar një muaj pas shpalljes së pavarësisë, më 13 mars 2008. Ai është ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 03/L-207, i dekretuar nga presidenti më 8 korrik 2010. Edhe pse ka pasur disa tentativa nga qeveritë e kaluara për ta hartuar një ligj të ri, kjo nuk ka ndodhur.
***
Legjenda: Ndër mangësitë e Ligjit për shërbim të jashtëm vlerësohet paga. Sot, ambasadori në Tiranë dhe ai në Tokio kanë pagë të njëjtë, ndërkohë që shpenzimet e jetesës në këto qytete dallojnë si dita me natë. Kjo ka bërë që edhe të ketë mosinteresim për shërbim në vende të largëta e të shtrenjta