Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe Kosova preket nga kolapsi global kibernetik

KESCO

Kompania për Furnizim me Energji Elektrike e Kosovës (KESCO) ka bërë të ditur se është prekur nga kolapsi kibernetik që ka përfshirë tërë botën të premten. 

KESCO ka thënë se të gjitha kërkesat po hasin në vështirësi për t’i procesuar në departamentet përkatëse për shkak të rënies së sistemit kompjuterik. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sistemi i Sigurisë Kibernetike #“Croëdstrike Global” ka lajmëruar opinionin e gjerë për një gabim në sistemin e tyre. Rrjedhimisht, ky problem nuk është specifik në KESCO, por është problem që ka afektuar të gjitha kompanitë e mëdha globale. Ekipet përkatëse janë në kontakt me kompanitë botërore, si #Microsoft, #Croëdstrike Global etj. dhe po punohet në zgjidhjen e këtij problemi”, njoftoi KESCO.

Po ashtu, Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se disa shërbime online “të ndonjë banke të caktuar” janë ndikuar pjesërisht. Ndërsa, në BQK nuk ka pasur probleme.

Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike ka thënë se incidenti shkakton probleme gjatë ristartimit të sistemit operativ Microsoft Windows.

“Në rast të këtij problemi, sipas udhëzimeve teknike të proklamuara deri më tani, është e nevojshme që të fshihen fajllat 'C-00000291*.sys' nga direktoriumi 'C\Windows\System32\drivers\CrowdStrike' në Save Mode”, ka thënë ky organ përmes një postimi në Facebook.