Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drenasi mbetet pa ujë

kru prishtina

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”  ka njoftuar se Drenasi ka mbetur pa furnizim të ujit të pijshëm.

Sipas një njoftimi në Facebook, kjo ndërprerje e ujit ka ardhur për shkak të punimeve teknike dhe turbullirës së krijuar në ujë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për shkak të punimeve teknike nga kompania e kontraktuar nga Ibër Lepenc në kanalin e Ibër Lepencit dhe turbullirës së krijuar, Drenasi është pa furnizim me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.

Nuk është bërë e ditur se kur do të kthehet furnizimi me ujë të pijshëm për këtë komunë.