Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dita e Dëshmorëve në Rahovec, Haradinaj: Sakrifica e të rënëve është e përhershme

Ramush Haradinaj - AAK

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Ditën e Dëshmorëve në Rahovec, duke thënë se betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin dhe Malësi të Vogël shënuan një kapitull të ri të luftën çlirimtare në Zonën e Operative të Pashtrikut.

Deputeti i AAK-së ka shkruar në Facebook se heroikisht më 12 maj 1998 ranë Milaim Krasniqi e Elmi Morina, e një vit vit më pas ra Bedrush Gashi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot, i shoqëruar nga kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, mora pjesë në manifestimin qendror kushtuar Ditës së Dëshmorëve, në Kompleksin Memorial në Gradish. Sot kujtojmë gjithashtu, në ditën e përjetësimit, udhëheqësin e njësiteve të hershme guerile të UÇK-së, Agron Rrahmani. Po ashtu, kujtojmë e nderojmë të rënët në Katundin e Ri të Pejës, të ekzekutuar nga dora e shtetit fashist serb. Kujtojmë rënien por dhe humbjen pa gjurmë të anëtarëve të familjes atdhetare Prelvukaj”, ka shkruar Haradinaj.

Kreu i AAK-së shprehu lavdi për të flijuarit për lirinë e Kosovës.

“Lavdi të gjithë atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës ndër breza! Respekti dhe mirënjohja për sakrificën e tyre sublime do të jetë e përhershme”, tha ai.