Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se ka nisur inspektimi në subjekte afariste ku ka frekuentim të lartë të qytetarëve, me qëllim që të monitorohen respektimi i masave parandaluese të mbrojtjes nga zjarri.
Ai ka shkruar në Facebook se nga inspektimet e Agjencionit të Menaxhimit të Emergjencave, të bëra në Prishtinë dhe Pejë është konstatuar se në disa subjekte s’është plotësuar standardi i sigurisë, derisa atyre iu është dhënë afat për plotësimin e kërkesave ligjore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri Sveçla tha se do të merren masa të ashpra nëse ato subjekte s’i bëjnë ndërhyrjet e duhura.
“Në rast të mosrespektimit të sigurimit të masave brenda afatit të dhënë kohor, do të ndërmerren masa më të ashpra, të menjëhershme dhe pa asnjë kompromis. Mbrojtja e jetës së qytetarëve është prioritet dhe nuk do lejojmë të rrezikohet në asnjë formë”, thuhet në njoftimin e tij.
Një zjarr masiv në një klub nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut i ka lënë të vdekur 59 persona e shumë të tjerë të lënduar. Autoritetet kanë njoftuar se lokali nuk kishte licencë ligjore për të operuar dhe kishte vetëm një dalje emergjente.