Kosova ka vendnumëruar në procesin integrues dhe ka humbur dhjetëra miliona euro të zotuara nga Bashkimi Evropian, shkaku i ngecjeve në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA). Dështimet janë evidentuar veçmas në këtë mandat dhe përgjegjësia për to dhe për dëmet i është faturuar Qeverisë.
MSA-ja është firmosur dhe ratifikuar në vitin 2015, për llogari të së cilës autoritetet vendore janë obliguar të ndërmarrin një numër të madh veprimesh, të listuara në Programin për Zbatimin e MSA-së, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrioritetet e dala nga kjo marrëveshje, që përbën më të rëndësishmen të lidhur me Bashkimin Evropian (BE), ishin identifikuar në një dokument të dakorduar me Brukselin zyrtar – Agjendën për Reforma Evropiane (ERA). Ngathtësi janë evidentuar në zbatimin e veprimeve të përshkruara në të dyja.
Qeveria që tash ndodhet në ikje kishte aprovuar Programin kombëtar për zbatimin e MSA-së referuar periudhës 2019-2023. Ai përbënte dokument ligjërisht të detyrueshëm për të gjitha organet e administratës shtetërore, të cilat ishin të obliguara të zbatonin masat afatshkurtra nën përgjegjësinë e tyre, siç ishin planifikuar. Zbatimi mbikëqyrej nga Ministria e Integrimit Evropian.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)