Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deri në 36 gradë sot

Moti

Foto: Driton Paçarada

Temperaturat të enjten në Kosovë do të arrijnë deri në 36 gradë Celsius. 

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius gjatë ditës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

IHK ka bërë thirrje që të shmanget dalja në diell gjatë këtyre ditëve kur parashihet që i nxehti të vazhdojë. 

"Kujdes nga rrezet  direkte të diellit, sidomos nga intervali kohorë 10-17h, sepse indeksi UV ka shënuar vlera të larta.  Përdorni sa më shum ujë të freskët, jo lëngje të gazuara, kapelë, syze për tu mbrojtur nga dielli, rroba  me ngjyra të lehta nga pambuku ose liri. Të mos konsumojmë ushqime të ferguara, me shum yndyrë dhe ushqime të shpejta, por sa më shum ujë të thjeshtë , pemë dhe perime", thuhet në njoftim.