Deputeti gjerman, Knut Abraham ka thënë se Komiteti i Ministrave të Këshillit Evropian po që se i respekton standardet e veta, Kosova do të duhej të pranohej në këtë organizatë në maj.
Duke shënuar 75-vjetorin e KiE-së, Abraham ka thënë se Komiteti i Ministrave është para dy zgjedhjeve, e sipas tij, po që se respektohen standardet dhe vlerat Kosovë do të duhej të anëtarësohej.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Komiteti i Ministrave i ka dy zgjedhje: 1) Të veprojë në përputhje me vlerat dhe standardet tona duke e pranuar Kosovën këtë maj. 2) Ose, ta injorojë vlerësimin e detajuar të juristëve të shquar, tre raportuesve, tre komisioneve dhe Asamblesë… duke mos marrë asnjë vendim”, ka shkruar ai të dielën në Twitter. Sipas tij, po që se ministrat e Jashtëm zgjedhin opsionin e dytë “do të dërgonin mesazh të dëmshëm te deputetët dhe qytetarët në rajon: se shtetet mund t’i injorojnë standardet si të duan”.
Ai ka thënë se po që se respektohen standardet dhe vlerat “pranimi i Kosovës në maj do të ishte e vetmja zgjidhje përpara”.
Votimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE pritet të mbahet në mes të majit në mbledhjen e Komitetit të Ministrave. Kosova mori votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare muajin e shkuar.