Orë të tëra debat e përplasje dhe sërish Kuvendi nuk ka pasur vota të mjaftueshme për të çuar përpara projektligjin për pandeminë.
Dy rezoluta të propozuara, një nga Vetëvendosje e tjetra nga PDK-ja, që synonin miratimin në procedurë të përshpejtuar të projektligjit, dështuan të votoheshin në mungesë kuorumi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, njëherësh propozuese e projektligjit, u ka kërkuar dy partive që t’i harmonizojnë rezolutat në një të vetme.
Për 4 orë rresht, debati në Kuvendin e Kosovës mbi menaxhimin e pandemisë u shndërrua në përplasje mes pozitës e opozitës se kush është testuar për COVID 19 dhe kush ishte i privilegjuar në këto testime.
Përplasjet vazhduan edhe për mënyrën se cila qeveri e kishte menaxhuar më mirë situatën me pandeminë.
U desh ndërhyrja e ministrit të Shëndetësisë për të qetësuar debatin mbi testimin e deputetëve dhe zyrtarëve të tjerë brenda kuvendit.
Armend Zemaj tha se janë dy lista të cilat i janë dërguar IKSPHPK-së.
Por, propozimi i amendamentit të Osmanit për ndarjen e 3 milionë euro për blerjen e maskave për qytetarët e vendit, gjithashtu ka shkaktuar përplasje në Kuvend mes LDK-së e Vetëvendosjes.
Keqmenaxhimi siç u tha, me situatën me pandemi bëri që VV-ja t’i kërkojë PDK-së votimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Hoti.
Seanca e sotme parlamentare mbi menaxhimin e pandemisë COVID-19 ishte vazhdim i seancës së një dite më parë, në të cilën ishte ftuar për raportim kryeministri Avdullah Hoti mbi menaxhimin e pandemisë.