Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Social Demokrate dhe Partia Socialdemokrate, kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese Dekretin e presidentit Hashim Thaçi për emërimin e anëtarëve të KQZ-së.
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se me këtë vendim u janë shkelur të drejtat si grupe parlamentare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Na është shkel e drejta kushtetuese me këtë dekret, presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ne kemi sfiduar vendimin e presidentit për emërimin e anëtarëve të KQZ-së. Konsiderojmë se na janë shkel të drejtat si grupe parlamentare dhe për këtë e kemi sfiduar këtë vendim. Kërkojmë për t’i nominuar të gjitha grupet parlamentare”, ka thënë Isufi, raporton KTV.
Ndërsa Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokratike ka thënë se presin nga Kushtetuesja që t’i japë të drejtë kërkesës së këtyre grupeve parlamentare.